Takim i Kryetarit Xhaferi me myftiun e Zagrebit Hasanoviq

February 3, 2022
min lexim

Sot Kryetari Xhaferi kishte takim me një delegacion nga Bashkësia Fetare Islame e Kroacisë në përbërje: Akademiku Azis Hasanoviq, kryetar i Bashkësisë Fetare Islame i Kroacisë, njëherazi edhe myfti i Zagrebit, dr. Mirza Shabiq, kryetar i Kuvendit të Bashkësisë Fetare Islame i Kroacisë dhe Mevludi ef. Arsllani, drejtor i Gjimnazit Islamik në Zagreb. Në shoqërim të delegacionit a në cilësinë e mikpritësve të mysafirëve nga Kroacia ishin edhe kryetari i Bashkësisë Fetare Islame i Maqedonisë së Veriut, Reis Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe H. Irsal Jakup, sekretari i përgjithshëm i BFI në RMV.
Kryetari Xhaferi ju uroi mirëseardhje mysafirëve nga Kroacia, vendi me të cilin ndajmë vlera të njëjta edhe në kontekst të politikës dhe rregullimit ligjor të bashkësive fetare. I informoi bashkëbiseduesit për legjislaturën aktuale, për specifikat e saj dhe sfidat me të cilat ballafaqohemi si vend i cili e kalon rrugën eurointegruese të cilën Kroacia e rrumbullakoi në vitin 2013. Foli për rëndësinë e bashkësive fetare në drejtim të kultivimit të paqes, bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare në shoqëri, sidomos në shoqëritë në të cilat bashkekzistojnë më shumë religjione. Për këtë qëllim, theksoi se është me rëndësi të jashtëzakonshme që arsimi fetar të jetë njëlloj i trajtuar dhe i integruar në sistemin shkollor, gjë që do të kontribuojë për një tolerancë ndërfetare më të lartë dhe parandalimin e çfarëdo devijimi nga mësimi burimor islam. Në këtë drejtim, foli edhe për inicimin e formimit të grupit të punës i cili do të përpilojë zgjidhje ligjore me të cilën do të rregullohet statusi i atyre shkollave.
Akademiku Hasanoviq falënderoi përzemërsisht për mundësinë e takimit me Kryetarin Xhaferi, për të cilin shprehu fjalë miradije se kontribuon në stabilitetin në vend me menaxhimin e tij të mençur dhe mandej u ndërlidh në çështjen e integrimit të qendrave shkollore fetare në sistemin arsimor të shtetit që në Kroaci është zgjidhur me Marrëveshjen e ndërsjellë të nënshkruar ndërmjet Qeverisë kroate dhe Bashkësisë Fetare Islame të Kroacisë. Foli edhe për suksesin e “modelit kroat”, si platformë për zgjidhjen e çështjes fetare dhe kombëtare në një shtet, që në Kroaci zbatohet prej vitit 2002. Ai nënvizoi se preventiva është gjithmonë zgjidhje më e mirë se sanksioni dhe shprehu gatishmërinë për ndarjen e përvojave dhe zgjidhjeve ligjore të tyre me vendin tonë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në Aeroportin e Shkupit kapen substanca për prodhimin e drogës në vlerë të 50 milionë eurove (VIDEO)

Story i radhës

Taravari viziton shkollën “Bashkimi” – Ëmbla kthehet në mesin e shokëve

Të fundit nga

ShkoLartë