Në Aeroportin e Shkupit kapen substanca për prodhimin e drogës në vlerë të 50 milionë eurove (VIDEO)

Nga ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot në Aeroportin e Shkupit është kapur sasi e madhe e substancave për prodhimin e drogës në vlerë të 50 milionë eurove.

“Sot zyrtarë policor nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë – Njësia për Trafikim të paligjshëm të Drogës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Prokurorin Publike të Turqisë dhe Shërbimet Doganore të Turqisë dhe RMV realizuan operacion policor ndërkombëtar në të cilën më shumë se një ton prekursorë të llojit amfetamine, të klasifikuar në kategorinë e parë të listës kombëtare të prekursorëve, u kapën në aeroportin e Shkupit” deklaroi Oliver Spasovski, MPB.

Prekursorët janë blerë nga ana e shtetasve të Maqedonisë nga persona nga Kina të cilët nëpërmjet Turqisë kanë arritur në RMV.

YouTube video

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Prokuroria jep detaje për drogën 50 milionë euro të konfiskuar në Aeroportin e Shkupit

Story i radhës

Takim i Kryetarit Xhaferi me myftiun e Zagrebit Hasanoviq

Të fundit nga