Taravari viziton shkollën “Bashkimi” – Ëmbla kthehet në mesin e shokëve

February 3, 2022
1 minut lexim

Kryetari i komunës së Gostivarit, paѕ shqetësimit të opinionit publik në lidhje me nxënësen me sindromën Down, Ëmbla Ademi, vizitoi të enjten shkollën fillore “Bashkimi” ku ajo ndjek mësimet.

“Erdha që për së afërmi të njoftohem me problemin, pasi dje lexova nëpër rrjetet sociale shqetësimin që e shpreh një pjesë e mirë e popullatës dhe mendoj se çdo e keqe ka një të mirë dhe këtu mendoj se shkoi mirë që popullata u ndërgjegjësua në këtë drejtim. Si administratë komunale mendoj se këto 4-5 vite kemi punuar me përkushtim ndaj këtyre fëmijëve dhe mendoj se dallojmë shumë prej komunave të tjera edhe në drejtim të ndërtimit të objektit për fëmijët me nevoja të veçanta dhe qendra për autizëm”, theksoi Taravari.

Ai shtoi se përgjegjësja e arsimit, znj. Aslian Snopçe është kujdesur shumë për këta fëmijë dhe se është i habitur nga momenti që diçka nuk është në rregull.

“Prandaj sot erdha t’i dëgjoj të gjithë dhe këtu me sa e shoh problemi ka nisur në dhjetor kur ka pasur një peticion nga prindërit të cilët fëmijët i kanë në të njëjtën klasë me Ëmblën. Edhe pse nuk e kemi obligim, ne si Komunë kemi siguruar asistente personale për Ëmblën dhe sipas mikut tim Ilirit, si prind, ata janë shumë të kënaqur”, nënvizoi kryetari Taravari dhe shtoi se Komuna ka angazhuar edhe defektologe e cila në periudha kur paraqitet ndonjë shqetësim, punon me Ëmblën.

Ilir Ademi, prind i Ëmblës, shprehet i kënaqur me vendimin dhe uron që rasti i vajzës së tij të jetë i fundit në shoqërinë tonë. “E përshëndes kryetarin që ishte i angazhuar për rastin dhe e falënderoj që u angazhua që të zgjidhet ky problem, shpresoj se do të zgjidhet dhe ky rast të jetë i fundit me këta fëmijë dhe jo vetëm për vajzën time, por për të gjithë”, u shpreh Ademi. Takimi u mbajt në hapësirën që ka krijuar shkolla enkas për Ëmblën e cila disa orë mësimore i vijon e vetme me asistenten e saj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Takim i Kryetarit Xhaferi me myftiun e Zagrebit Hasanoviq

Story i radhës

Rasti ‘Ëmbla’, reagon Grubi: E kemi obligim implementimin e parimeve të inkluzivitetit

Të fundit nga

Një seri e re e Gran Turismo

Krijuesi i videolojërave Polyphony Digital po prezanton një përsëritje të re të “The Real Driving Simulator” të quajtur My First Grand Turismo, i projektuar për të gjitha llojet e lojtarëve “pa kufij

Barcelona siguron futbollistin gjerman

Qendërmbrojtësi i Bajer Leverkusenit, Xhonatan Tah do të jetë pjesë e Barcelonës në merkaton e verës. Ky lajm është raportuar nga mediat e huaja. Duket se palët kanë arritur marrëveshjen dhe gjermani
ShkoLartë