Takim i kryeparlamentarit Xhaferi me kryetarin e AP të KE-së, Koks

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhafer, realizoi takim me Tini Koks, kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), i cili është këtu në kuadër të Konferencës për dialog ndër-parlamentar për avancimin e mëtejmë të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet nesër në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në takim ishin të pranishëm edhe deputetët Darko Kaevski, Arta Bilalli Zendeli dhe Aleksandar Nikoloski, anëtarë të delegacionit tonë në AP të KE-së.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit këmbyen opinione për rolin e anëtarësisë sonë në Këshillin e Evropës dhe për përmbushjen e vazhdueshme të obligimeve që rrjedhin nga anëtarësimi; për situatën e përgjithshme në botë, sidomos në aspekt të agresionit të Federatës Ruse mbi Ukrainën dhe për situatën në Izrael a u bisedua edhe për procesin e anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian.

Pas interesit të shprehur nga ana e kryetarit Koks, Kryetari Xhaferi e informoi mysafirin e lartë edhe për procesin rrjedhës të ndryshimeve kushtetuese dhe për pritjet nga i njëjti në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Story i mëparshëm

Trajneri i skuadrës boshnjake: Nikolla Prce na ndihmoi shumë me informacione për Trepçën 

Story i radhës

Këto janë shtatë vendet më rrëqethëse në Evropë

Të fundit nga