Rama takon “demokratët” në Vorë, batuta me qytetarët: Lanë iluzionet, zgjodhën punën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë një video nga takimi që ka zhvilluar me qytetarë të Vorës. Ai tha se falë punës së qeverisë, në Vorë qytetarët e prekur nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019 kanë marrë shtëpitë falas.

Me një video të ndarë në rrjetet sociale, Rama prezantoi siç i quajti vetëë ai “tre demokratë të socializuar”, të cilët besojnë punën përtej ngjyrave politike.

“Jam këtu në Vorë, pasi kemi hap dyert e Vorës së rilindur, një lagje e re si në mes të Tiranës, por ama ku gjithë shtëpitë u dhanë dhe u morën falas, si pronë e patundshme e atyre që I preku tërmeti, dhe që shumica nuk besoni se nuk do shihni derë shtëpie tamam siç meriton emri shtëpi, më kanë mësy në derë tani demokratët e socializuar, që nga Mandi këtu. çfarë na ke pas bërë oboooo.Domethënë i le iluzionet, tani vetëm faktet. Shumë mirë e ke. Cështë kjo? Jam me këtë jam me atë, jo mor jo, jam me punën, mbaroj”, tha ai.

Ata morën kartat e anëtarësimit në PS, ndërsa falënderuan Ramën për punën e kryer në qytetin e Vorës.

Story i mëparshëm

​Pas tentimit për zjarrvënie në shkollën “Meto Bajraktari”, reagon drejtoria e Arsimit në Prishtinë

Story i radhës

“Dhomë po*dhacësh” / Djemtë “lëshojnë” gazra, ja reagimi epik i Erjolës

Të fundit nga