​Pas tentimit për zjarrvënie në shkollën “Meto Bajraktari”, reagon drejtoria e Arsimit në Prishtinë

Mbrëmë në Shkollën “Meto Bajraktari” dy persona të maskuar kanë tentuar t’i vënë zjarr objektit përmes hedhjes së lëndëve djegëse. Sipas raportit të policisë së Kosovës fillimisht është thyrë dritarja e objektit të shkollës.

“Por pasi janë diktuar nga personeli i shkollës të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

Lidhur me këtë rast ka reaguar Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës, duke e dënuar këtë rast.

“E dënojmë ashpër këtë akt vandal dhe kërkojmë nga organet e rendit që të gjejnë kryesit e kësaj vepre dhe që ata të marrin dënimin e merituar nga organet e sistemit gjyqësor. Motivet e këtij akti duhet të zbulohen”, thuhet në njoftimin DKA.

Drejtoria e Arsimit thotë se është në kontakt me Policinë e Kosovës, për identifikimin e personave.

“Mbesim të indinjuar nga ky sulm kriminal mbi objektet shkollore si institucione të zhvillimit e mësimit për më të dashurit tanë pra fëmijët”, përfundon reagimi.

Story i mëparshëm

Stërvitja më e madhe ushtarake që prej Luftës së Ftohtë, deklaratë e fortë nga Moska: NATO po përgatitet për luftë me Rusinë!

Story i radhës

Rama takon “demokratët” në Vorë, batuta me qytetarët: Lanë iluzionet, zgjodhën punën

Të fundit nga