Takim Ademi- Deker

Sot, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës sëMaqedonisë së Veriut, z. Arbër Ademi, pati takim me zëvendësambasadorin eMbretërisë së Holandës në vendin tonë, z. Robert Deker. Ademi e njoftoi z. Deker për ecurinë e skriningut të vendit tonë me BE-në në Bruksel,me ç ‘rast theksoi se kemi vlerësime pozitive për nivelin e gatishmërisë sëadministratës sonë dhe fillimin e shkëlqyer të procesit, nga Komisioni Evropian. Ai theksoi se vendi është i vetëdijshëm për nevojën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, me qëllim të futjes së komunitetit bullgar në Kushtetutën e Republikëssë Maqedonisë së Veriut, që të mund t’i fillojë negociatat në grup.

Me këtë rast,theksoi se opozita duhet të përfshihet në procesin e ndryshimit të Kushtetutës, meçka do të dëshmojë se është për të ardhmen evropiane të vendit.Z. Deker theksoi se Holanda e mbështet perspektivën evropiane të vendit tonë, por sefillimisht duhet të përfundojë detyrat e saj, të cilat përfshihen në gjashtë grupet, duketheksuar Kapitullin 23 si veçanërisht të rëndësishëm: Jurisprudenca dhe të drejtatfundamentale dhe Kapitullin 24: Drejtësia, liria dhe siguria. Në takim u shkëmbyen mendime dhe qëndrime për situatat aktuale politike nëvendin e BE-së, duke iu referuar mundësive për avancimin e proceseveeurointegruese në vend

Story i mëparshëm

Roma piketon zëvendësuesin e Zaniolos

Story i radhës

Edhe Ukraina i del në ndihmë Turqisë pas tërmeteve vdekjeprurëse, nis një ekip atje

Të fundit nga