Edhe Ukraina i del në ndihmë Turqisë pas tërmeteve vdekjeprurëse, nis një ekip atje

Edhe Ukraina, e cila është në luftë që nga shkurti i vitit të kaluar, u është bashkuar shteteve të tjera nga e mbarë bota, duke i ofruar ndihmë Turqisë, e cila, së bashku me Sirinë, u goditën nga dy tërmete vdekjeprurëse më 6 shkurt.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se do të dërgojnë një ekip shpëtimtarësh në Turqi.

Këtë vendim tha se ia ka kumtuar edhe Presidentit të Turqisë, Recep Tayp Erdogan, gjatë një bisede sot.

“Në një bisedë me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i shpreha ngushëllimet e mia në lidhje me tragjedinë e tmerrshme që pësoi populli i Turqisë nga tërmetet. E informova për vendimin për dërgimin e një ekipi shpëtimtarësh dhe pajisjesh nga Ukraina në Turqi, të cilat do të ndihmojnë në eliminimin e pasojave të situatës emergjente. Specialistët ukrainas kanë përvojë përkatëse në tejkalimin e pasojave të fatkeqësive natyrore dhe do të mbërrijnë në rajonet e prekura në kohën më të shkurtër të mundshme”, ka shkruar Zelensky.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Takim Ademi- Deker

Story i radhës

ASH në Qeveri, Kovaçevski: Ka progres të mirë të negociatave

Të fundit nga