Roma piketon zëvendësuesin e Zaniolos

Organika e Romës humbi një element të rëndësishëm në këtë merkato dimërore teksa nga verdhekuqtë u largua Nicolo Zaniolo.

Talenti italian do ta vijojë karrierën e tij në Turqi te Galatasaray ndërsa kryeqytetasit përfituan 22 milionë euro nga ky transferim.

Tashmë, drejtuesit e Romës po studiojnë alternativat për të gjetur një zëvendësues të Zaniolos edhe pse merkato është e mbyllur.

Një ide është kalimi në Olimpico i Iscos me fantazistin spanjoll që është aktualisht pa skuadër duke qenë se mbylli bashkëpunimin me Sevilla-n.

Në fakt, Isco dukej i destinuar të përfundonte në Gjermani tek Union Berlin, me të cilët kreu edhe vizitat mjekësore.

Por, në fund transferimi dështoi pasi palët pretenduan se ana financiare nuk ishte ajo për të cilën ishin dakordësuar më parë.

Në këtë formë, 30-vjeçari është pa skuadër dhe duket i prirur për të pranuar një transferim te Roma në Serie A. Në sezonin e fundit me Sevilla-n, Isco paguhej me 5 milionë euro në sezon dhe kjo shifër nuk është problem për italianët, ndaj në orët në vijim priten zhvillime të mëtejshme me trajnerin Jose Mourinho që mund të shtojë edhe më shumë kualitet me spanjollin në 11-tëshen e verdhekuqve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Moti i ftohtë vështirëson punën e ekipeve të shpëtimit në në Turqi dhe Siri

Story i radhës

Takim Ademi- Deker

Të fundit nga