Tabaku në Komisionin Hetimor për Inceneratorët: Pronarët boshatisën bankat dhe u zhdukën

February 15, 2022
min lexim

Për të dytën ditë me radhë, në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, kanë ardhur të dëshmojnë administratorët shtetëror të kompanive që kanë ndërtuar impiantin e mbetjeve të Elbasanit.

Administratori i Kompanisë “Albtek Energy” deklaroi se në momentin që mori në dorëzim kompaninë, llogaritë bankare ishin pothuajse të boshatisura.

Kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku deklaroi se personat që janë në kërkim, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë larguar jashtë shtetit dhe I boshatisën të gjithë llogaritë e tyre bankare.

Faraudin Arapi: Jam administrator i kësaj shoqërie që prej vitit 2021. Kemi marrë përsipër të administrojmë pasuritë të zotërinjve që janë në ndjekje, Klodian Zotos dhe Stela Gugalljas. Jemi në atë stad, ku kemi marrë në administrim të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajshtme. Jemi të gatshëm të përgjigjemi.

Arjan Baçi: Jam emëruar në 2021. Jemi administrim.

Jorida Tabaku: A i njihni personat Klodian Zoto.

Arapi: Personalisht jo dhe i kam njohur pas vendimit të gjykatës.

Tabaku: Kur morët kompaninë në administrim, a është në funksion, a e bën procesin e plotë të incenerimit.

Baçi: Në momentin e marrjes në dorëzim të inceneratorit, kemi bërë incenerim, dhe landfillimin. Energjia e prodhuar është 13 mln kë orë. Ka një moment që ky incinerator merr energji nga OSHEE. Bilanci është pozitiv për energjinë elektrike. ERE nuk ka rënë dakord për të publikuar çmimin për kë/h. Nga ana e Alb Tek është kundërshtuar vendimi i ERE, ku morëm të drejtë. Çështja është në Gjykatë të Apelit. Nga të dhënat financiare që kemi marrë, rezulton që shoqëria Albtek Energy ka mjete financiare të pakonsioderueshme. Procesi I landfillimit është bërë nga të ardhurat e që kemi deri në këtë moment. Për bilancin e vitit 2020, nuk është veprimtari e administratorit. Nuk e di sa është dividenti i shpërndarë

Tabaku: Ju po thoni që në momentin që e morën në administrim, kishin bosh bankat, zbrazën llogaritë bankare dhe ikën.

Baçi: Kur mora në dorëzim, të ardhurat janë diku tek 5000 euro maksimumi.

Tabaku: Nga analiza financiare në QKB, nga 2015-2020 janë deklaruar të ardhura deri në 40 mln euro. Kontrata koncesionare është në një vlerë më të vogël, 24 mln euro. Nga kanë ardhur këto pagesa shtesë.

Baçi: Kjo është pjesë e hetimit që po bëhet nga SPAK. Nuk e di. Ligji për administrimin e pasurive, hyn në lojë kur sekuestrohen pasuritë. Me të dhënat që kemi, me ato mund të bëjmë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Formula 1, mbeten sërish vetëm 3 gara sprint

Story i radhës

Inspeksioni rrënon mbindërtimet pa leje në Ulpianë

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit
ShkoLartë