Formula 1, mbeten sërish vetëm 3 gara sprint

Në sezonin e ri, në Formula 1 do të zhvillohen vetëm 3 gara sprint.

Ndonëse pritej një revolucion në këtë aspekt, pasi synoheshin 6 gara të tilla, Formula 1 ka vendosur që të organizohen vetëm 3 të tilla, aq sa u zhvilluan edhe sezonin e kaluar.

Garat sprint do të zhvillohen në 3 pista: Imola (Itali, 23 prill), Red Bull Ring (Austri, 9 korrik) dhe Interlagos (Brazil, 12 nëntor).

Duket se presioni i skuadrave për të mos shtuar numrin e garave sprint ka qenë si sukesshëm, duke detyruar Formula 1 të tërhiqet.

Garat sprint do të zhvillohen ditën e shtunë dhe do të caktojnë radhën e nisjes në garën e ditës së diel. Ashtu sikurse u zhvillua edhe vjet. Për grant sprint do të jepen pikë për 8 vendet e para (8, 7, 6… 1 pikë). Vjet merrnin pikë vetëm tri vendet e para.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kur je vonë, nuk mungon koha, por kapaciteti prodhues

Story i radhës

Tabaku në Komisionin Hetimor për Inceneratorët: Pronarët boshatisën bankat dhe u zhdukën

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish