Sylvinho: Fitore e popullit shqiptar, sot festojmë, javën tjetër nisim punën

September 10, 2023
1 minut lexim

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho e konsideron fitore të gjithë popullit shqiptar rezultatin 2 me 0 të Shqipërisë ndaj Polonisë.

Duke folur për Tv Klan në përfundim të ndeshjes, Sylvinho vlerësoi se kuqezinjtë e merituan fitoren dhe mundën një skuadër të vështirë.

“Dua të falenderoj të gjithë sepse kjo e sotmja ishte fitore e gjithë popullit shqiptar. Kemi bërë ndeshje shumë të bukur, kemi punuar dhe mendoj se e kemi merituar. Ata janë një skudër shumë e fortë dhe një trajner me shumë eksperiencë dhe nuk ishte e lehtë. Një ditë para ndeshjes u kam thënë të gjithëve që do shikojmë ndeshje shumë të bukur sot. Pas ndeshjes me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, nuk duhej që ne të ndryshonim apo të bënim lojë në tërheqje. Dhe luajtëm me 4-2-3-1”.

Trajneri i kuqezinjve thotë se për të arritur në objektivin që i kanë vendosur vetes, duhet të punojnë të gjithë.

U kam thënë lojtarëve që ne kemi një objektiv për të arritur, por në këtë objektiv duhet të arrijmë të gjithë së bashku. Akoma nuk e kemi arritur, kemi dhe 3 finale të mbetura por ata kanë punuar shumë mirë. Jemi një skuadër që vuajmë dhe arrijmë të dalim mjaft mirë në sulm”.

Sot ka festë, por javën e ardhshme nis stërvitja për 3 ndeshjet e mbetura.

“Javën e ardhshme do të nisim menjëherë punën për ndeshjen e ardhshme. Kam folur me stafin, do festojmë sot por do nisim menjëherë punën”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hoxhaj e Hoti takohen me gruan opozitare kundër pushtetit në Teheran: Jemi për Iranin e lirë e demokratik

Story i radhës

Szczesnyn e irriton humbja nga Shqipëria: Shumë turp

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë