sydney sweeney zbulon skenen me te veshtire ne euphoria gjeja me e pakendshme qe kam perjetuar 6a7243db98cc5

Sydney Sweeney zbulon skenën më të vështirë në “Euphoria”: Gjëja më e pakëndshme që kam përjetuar

August 4, 2026
1 minut lexim

“Euphoria”, ka zbuluar se një nga skenat e këtij produksioni ishte edhe momenti më i vështirë që ka xhiruar ndonjëherë.

Gjatë një interviste në emisionin “Hot Ones”, Sweeney tregoi se bëhet fjalë për skenën e episodit të katërt të sezonit të dytë, ku personazhi i saj vjell në pishinë.

“U desh shumë punë. Sam Levinson donte që të dukej sikur të vjellat shpërthenin kudo,” tha aktorja.

Ajo shpjegoi se, ndryshe nga prodhimet e tjera ku përdoret një përzierje ushqimesh të bluara me qumësht dhe ujë, në këtë rast ekipi kishte ndërtuar një mekanizëm të posaçëm.

“Vendosën një pompë të lidhur me një tub që ma ngjitën në trup dhe më pas e hoqën me efekte speciale. Gjithashtu, më vendosën një lloj pajisjeje në gojë, të cilën e mbushnin vazhdimisht me lëngun që imitonte të vjellat. Sa herë që hapja gojën, ai dilte me presion,” rrëfeu ajo.

Në fund, Sweeney e përshkroi përvojën me një fjali të drejtpërdrejtë: “Është gjëja më e pakëndshme që kam përjetuar ndonjëherë.”

Pavarësisht vështirësive gjatë xhirimeve, “Euphoria” u shndërrua në një fenomen global, duke u renditur ndër serialet më të ndjekura në mbarë botën dhe duke e kthyer Sydney Sweeney në një nga aktoret më të kërkuara të brezit të saj.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

princi i jordanise akuzon infantinon per shantazhim 6a724317d1eb1
Lajmi i mëparshëm

Princi i Jordanisë akuzon Infantinon për shantazhim

arrestohen dy shtetas te kosoves per falsifikim parash u gjeten rreth 230 mije euro video 6a7247ce647cb
Lajmi i radhës

Arrestohen dy shtetas të Kosovës për falsifikim parash, u gjetën rreth 230 mijë euro (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë