princi i jordanise akuzon infantinon per shantazhim 6a724317d1eb1

Princi i Jordanisë akuzon Infantinon për shantazhim

August 4, 2026
1 minut lexim

Akuza e rëndë vjen nga presidenti i Federatës së Jordanisë, Princi Ali bin Al Hussein, i cili ka sulmuar publikisht Gianni Infantinon duke e akuzuar për “shantazhim” në këmbim të mbështetjes për mandatin e katërt.

Në një postim nga profili i Princ Hussein ai shkroi se FIFA i ka premtuar mbeshtetje të kombëtares nëse votojn pro Infantinos në mandatin e ardhshëm:

“Është e qartë se problemi është me lidershipin. Për muaj tërë, FIFA ka refuzuar të na ndihmojë – derisa gjatë Kupës së Botës m’u komunikua se nëse e mbështes Infantinon për mandatin e katërt, do të ndihmonte shumë Federatën tonë.”

Ai shtoi se kurrë nuk e kanë mbështetur Infantinon dhe tash situata mes tyre më se u përkeqsua:

“Ne në Jordani krenohemi me vlerat etike. Ne nuk e kemi mbështetur atë më parë dhe sigurisht që nuk do ta bëjmë tani. Por e gjithë situata përbën shantazh dhe ne refuzojmë t’i dorëzohemi kësaj.”

Jordania, që shkoi për herë të parë në Botëror, ankohet se u penalizua nga FIFA: tifozë pa viza amerikane, taksim i madh nga SHBA për pjesëmarrjen dhe shpërblimi i Arab Cup që nuk ka ardhur që nga dhjetori.

Skandali vjen pasi Infantino u detyrua të braktisë planin për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës te investitorët privatë pas bujës së madhe javën e kaluar.

Jordania është shteti i parë aziatik që i bashkohet UEFA-s dhe CONCACAF-it kundër Infantos.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjkko rikthen censure ndaj mediave miraton rregulloren e re gazetaret ne seanca me duar ne
Lajmi i mëparshëm

GJKKO rikthen censurë ndaj mediave, miraton rregulloren e re; gazetarët në seanca ‘me duar në xhepa’

sydney sweeney zbulon skenen me te veshtire ne euphoria gjeja me e pakendshme qe kam perjetuar 6a7243db98cc5
Lajmi i radhës

Sydney Sweeney zbulon skenën më të vështirë në “Euphoria”: Gjëja më e pakëndshme që kam përjetuar

Të fundit nga

Trumpi optimist për rezultatin e zgjedhjeve

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka publikuar të martën një sërë mesazhesh mbështetëse për kandidatë të ndryshëm në platformën Truth Social.  Ai ka dhënë po ashtu një intervistë të shkurtër telefonike për televizionin
ShkoLartë