gjkko rikthen censure ndaj mediave miraton rregulloren e re gazetaret ne seanca me duar ne

GJKKO rikthen censurë ndaj mediave, miraton rregulloren e re; gazetarët në seanca ‘me duar në xhepa’

August 4, 2026
1 minut lexim

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka miratuar një rregullore të re të brendshme për sigurinë, rendin dhe sjelljen në ambientet e gjykatës, e cila do të hyjë në fuqi më 1 shtator. Dokumenti, i hartuar nga kryetari në detyrë Erion Bani, parashikon ndryshime në mënyrën e aksesit dhe raportimit të mediave gjatë proceseve gjyqësore.

Sipas rregullores, gazetarët duhet të paraqesin kërkesë me shkrim të paktën 24 orë përpara zhvillimit të një seance gjyqësore, nëse dëshirojnë ta ndjekin atë. Në rast se numri i kërkesave tejkalon kapacitetin e sallës, do të lejohet vetëm një pjesë e përfaqësuesve të medias.

Rregullorja parashikon gjithashtu ndalimin e përdorimit të telefonave celularë, tabletëve dhe laptopëve në sallën e gjyqit, ndërsa për avokatët dhe të pandehurit përdorimi i këtyre pajisjeve mund të kufizohet nëse trupi gjykues vlerëson se ato cenojnë sigurinë, rendin, solemnitetin ose administrimin e rregullt të drejtësisë.

Dokumenti vendos gjithashtu rregulla të reja për praninë e kamerave në seancat gjyqësore. Në nenin 78 të rregullores thuhet se fotografimi, regjistrimi ose transmetimi audioviziv i seancave nuk konsiderohet element i domosdoshëm i parimit të publicitetit dhe autorizohet vetëm sipas kushteve të përcaktuara në këtë akt.

Këto ndryshime kufizojnë të drejtat kushtetuese për informim dhe të liri të ushtrimit të profesionit. Kjo rregullore shkon përtej kufizimeve të parashikuara në udhëzimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor të vitit 2023 dhe redukton më tej mundësinë e raportimit të drejtpërdrejtë nga proceset gjyqësore.

Detyrimi për autorizim paraprak, kufizimi i numrit të gazetarëve në sallë, ndalimi i mjeteve elektronike të punës dhe kufizimet për filmimin e minutave të para të seancës janë në kundërshtim me parimin e publicitetit të gjykimeve dhe me dispozitat ligjore që parashikojnë se seancat publike janë të hapura për median dhe publikun, përveç rasteve kur ligji vendos ndryshe.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas takimit me kurtin abdixhiku paralajmeron vazhdimin e negociatave 6a724236a8e2c
Lajmi i mëparshëm

Pas takimit me Kurtin, Abdixhiku paralajmëron vazhdimin e negociatave

princi i jordanise akuzon infantinon per shantazhim 6a724317d1eb1
Lajmi i radhës

Princi i Jordanisë akuzon Infantinon për shantazhim

Të fundit nga

ShkoLartë