arrestohen dy shtetas te kosoves per falsifikim parash u gjeten rreth 230 mije euro video 6a7247ce647cb

Arrestohen dy shtetas të Kosovës për falsifikim parash, u gjetën rreth 230 mijë euro (VIDEO)

August 4, 2026
1 minut lexim
Screenshot 1 8

Më 03.08.2026 në Shkup, zyrtarët policorë të Njësisë për Policinë Intervenuese pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria F.R. (30) dhe T.T. (44), të dy shtetas të Republikës së Kosovës, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “falsifikim parash”, sipas nenit 268 të Kodit Penal.

Gjatë kontrollit të një automjeti të tipit “Golf”, në të cilin ndodheshin dy personat, policia ka gjetur para në valuta dhe prerje të ndryshme (euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane dhe funta britanike), me vlerë të përgjithshme rreth 230.000 euro.

Paratë e gjetura janë sekuestruar, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor Qendër për procedura të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit dhe në koordinim me prokurorin publik, do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sydney sweeney zbulon skenen me te veshtire ne euphoria gjeja me e pakendshme qe kam perjetuar 6a7243db98cc5
Lajmi i mëparshëm

Sydney Sweeney zbulon skenën më të vështirë në “Euphoria”: Gjëja më e pakëndshme që kam përjetuar

kurti jam i gatshem te takohem me hamzen e gjinin 6a725e57591c4
Lajmi i radhës

Kurti: Jam i gatshëm të takohem me Hamzen e Gjinin

Të fundit nga

Prodhuesit e ajvarit kërkojnë respektimin e çmimeve

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski, u takua në Strumicë me prodhuesit e specit për ajvar, të cilët shprehën shqetësime për grumbullimin dhe plasmanin e prodhimeve. Sipas marrëveshjes
ShkoLartë