sydney sweeney mahnit fansat me linjat trupore ne te brendshme provokuese 6b09c82d8b550

Sydney Sweeney mahnit fansat me linjat trupore në të brendshme provokuese

November 27, 2026
1 minut lexim

Sydney Sweeney ka vënë në pah linjat e saj trupore me të brendshme provokuese, teksa promovoi markën e saj të të brendshmeve, Syrn, me rastin e së Premtes së Zezë (Black Friday).

Aktorja e serialit Euphoria, 29 vjeçe, ekspozoi dekoltenë dhe format e saj trupore në setin e fundit fotografik për markën, në një kohë kur po shtohen spekulimet se ajo është ndër emrat më të përfolur për t’u bërë vajza e re e James Bondit.

Sweeney, e cila aktualisht është në lidhje me Scooter Braun, u shfaq me një stil që kujtonte elegancën e nuseve, e veshur me të brendshme të bardha prej dantelle gjysmëtransparente dhe taka, teksa pozonte para kamerës.

Image

Ylli promovoi “koleksionet festive” të markës së saj, teksa vuri në pah linjat trupore (Burimi: Instagram/Sydney Sweeney).

Aktorja provoi gjithashtu një komplet të zi prej dantelle, në stil gotik, me reçipeta dhe çorape, duke vënë në pah barkun e tonifikuar dhe këmbët e saj.

“Naughty or nice… koleksionet e fundit festive të @syrn po i nxjerr më herët, vetëm për këtë fundjavë. Gjithashtu, nuk mund t’i rezistoja dëshirës për të ndarë edhe disa fotografi nga seti ynë festiv, sepse e dini sa shumë i dua festat”, shkroi ajo.

Image

Emri i Sweeney-t është përmendur si kandidate për këtë rol, pasi Trina Parks deklaroi se ylli i serialit Euphoria do të ishte një “vajzë e mrekullueshme e Bondit”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjermania me buxhet rekord per vitin 2027 ndersa huamarrja arrin nivele te larta 6b09c81096738
Lajmi i mëparshëm

Gjermania me buxhet rekord për vitin 2027, ndërsa huamarrja arrin nivele të larta

20261127 184718
Lajmi i radhës

Shkupi po bëhet kryeqyteti i buzëqeshjeve: Dr. Mr Sadri Imeri hap klinikën e re dentare më moderne në Maqedoni

Të fundit nga

ShkoLartë