pacolli tranzicioni i gjelber mundesi per zhvillimin dhe konkurrueshmerine e bizneseve vendore 6b09c74138eb3

Pacolli: Tranzicioni i gjelbër, mundësi për zhvillimin dhe konkurrueshmërinë e bizneseve vendore

November 27, 2026
1 minut lexim

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së prodhimit vendor dhe përshtatjes së bizneseve vendore me standardet e reja mjedisore të tregut evropian.

Në një postim në Facebook, pas pjesëmarrjes në hapjen e Javës së Biznesit Kosovar 2026, Pacolli ka bërë të ditur se si ministri po punojnë në reforma që synojnë mbrojtjen e prodhuesve vendorë, lehtësimin e investimeve dhe krijimin e mundësive të reja ekonomike.

Ajo ka përmendur ekonominë qarkore, teknologjitë e pastra dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve si fusha të rëndësishme për zhvillimin e bizneseve.

“Tranzicioni i gjelbër nuk duhet të jetë pengesë për bizneset, por mundësi për zhvillim dhe konkurrueshmëri”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ka theksuar se do të angazhohen bashkërisht për krijimin e kushteve që bizneset prodhuese të Kosovës të jenë konkurruese në tregun evropian.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

siljanovska davkova perparimi i vendeve te ballkanit perendimor drejt be se eshte i rendesishem per gjithe rajonin 6b09b6928232b
Lajmi i mëparshëm

Siljanovska-Davkova: Përparimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së është i rëndësishëm për gjithë rajonin

protesta ne tirane qeveria organizatoret do te mbajne pergjegjesi financiare per shkaterrime 6b09c7a874c27
Lajmi i radhës

Protesta në Tiranë, Qeveria: Organizatorët do të mbajnë përgjegjësi financiare për shkatërrime

Të fundit nga

ShkoLartë