Nga një vizion i nisur vetëm dy vite më parë, te një klinikë që synon të vendosë standard të ri në stomatologjinë moderne. “MATINA Dental Clinic” hap një kapitull të ri me klinikën e re të Dr. Mr. Sadri Imerit, një investim që sjell në Shkup një koncept të ri të trajtimit dentar, estetikës dhe përvojës së pacientit.
Buzëqeshjet që deri dje kërkoheshin në klinikat prestigjioze të Evropës, sot gjithnjë e më shumë realizohen në Shkup.

Pas këtij ndryshimi qëndron një emër që në vetëm dy vite ka arritur të ndërtojë një reputacion të veçantë në fushën e stomatologjisë moderne: Dr. mr. Sadri Imeri.
Pas suksesit të “MATINA Dental Clinic”, tashmë vjen një hap edhe më i madh.
Dr. Sadriu ka hapur klinikën e re, e cila synon të jetë një nga klinikat më moderne dentare në Maqedoninë e Veriut, me ambiente të projektuara sipas standardeve bashkëkohore dhe me teknologji të avancuar për trajtime dentare dhe estetike.

Dy vite që e ndryshuan hartën e turizmit dentar
Në vetëm dy vite, “MATINA Dental Clinic” ka arritur diçka që kërkon shumë më tepër kohë për shumicën e klinikave, ta bëjë Shkupin një destinacion gjithnjë e më të kërkuar për trajtime dentare.
Pacientë nga diaspora, rajoni dhe jashtë vendit kanë zgjedhur Shkupin për të realizuar trajtime të ndryshme dentare, duke kombinuar cilësinë e shërbimit me një kosto më të favorshme dhe mbi të gjitha, me një qasje profesionale ndaj çdo rasti.

Nga transformimet estetike të buzëqeshjes, fasetat dhe kurorat dentare, deri te implantologjia dhe rehabilitimet komplekse të gojës, MATINA ka krijuar një emër që lidhet me transformime dentare të personalizuara dhe rezultate estetike moderne.
Por ambicia e Dr. Sadri Imerit nuk ndalet këtu.
Një klinikë e ndërtuar për standardin e së ardhmes
Klinika e re nuk është thjesht një zgjerim i aktivitetit.
Është një investim në një koncept të ri të stomatologjisë, ku teknologjia, dizajni modern, komoditeti dhe profesionalizmi bashkohen në një hapësirë të vetme.
Çdo detaj është menduar për t’i dhënë pacientit një përvojë ndryshe, nga momenti i parë i konsultimit dhe diagnostikimit, deri te trajtimi dhe rezultati final.

Në një kohë kur buzëqeshja është bërë pjesë e rëndësishme e imazhit personal, kërkesa për trajtime estetike natyrale, precize dhe të personalizuara po rritet ndjeshëm.
Dhe pikërisht këtu “MATINA” synon të bëjë diferencën.
Me hapjen e klinikës së re, Dr. Mr. Sadri Imeri dhe “MATINA Dental Clinic” po e çojnë këtë vizion në një nivel tjetër.
Sepse një buzëqeshje e bukur mund të ndryshojë pamjen e një personi, por një klinikë moderne mund të ndryshojë mënyrën se si një qytet shihet si destinacion.
Shkupi po bëhet qyteti i buzëqeshjeve dhe “MATINA” dëshiron të jetë në qendër të kësaj historie.


