gjermania me buxhet rekord per vitin 2027 ndersa huamarrja arrin nivele te larta 6b09c81096738

Gjermania me buxhet rekord për vitin 2027, ndërsa huamarrja arrin nivele të larta

November 27, 2026
1 minut lexim

Të premten, Bundestagu gjerman miratoi buxhetin federal për vitin 2027 me mbështetjen e koalicionit qeverisës, raporton KosovaPress.

Gjithsej 317 deputetë votuan pro projektbuxhetit, ndërsa 260 votuan kundër.

Shpenzimet e planifikuara në kuadër të buxhetit kryesor federal arrijnë në rreth 556 miliardë euro, një rritje prej 31,4 miliardë eurosh, ose afërsisht gjashtë për qind, krahasuar me vitin e mëparshëm.

Ndërkohë, të ardhurat e parashikuara nga taksat, në vlerën 391,3 miliardë euro, janë më të ulëta sesa parashikimet fillestare të qeverisë federale.

Qeveria federale planifikon të marrë hua rreth 210,4 miliardë euro në vitin 2027, çka shënon nivelin e dytë më të lartë të huamarrjes së re në historinë e Republikës Federale. Vetëm në vitin 2021, në kulmin e pandemisë së koronavirusit, huamarrja ka qenë më e lartë, duke arritur në 215,4 miliardë euro.

Borxhi publik po rritet gjithashtu në raport me prodhimin ekonomik. Sipas parashikimeve buxhetore të Ministrisë Federale të Financave, të publikuara në tetor, raporti i borxhit të përgjithshëm qeveritar ndaj PBB-së në Gjermani mund të kalojë 72 për qind deri në vitin 2028.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

protesta ne tirane qeveria organizatoret do te mbajne pergjegjesi financiare per shkaterrime 6b09c7a874c27
Lajmi i mëparshëm

Protesta në Tiranë, Qeveria: Organizatorët do të mbajnë përgjegjësi financiare për shkatërrime

sydney sweeney mahnit fansat me linjat trupore ne te brendshme provokuese 6b09c82d8b550
Lajmi i radhës

Sydney Sweeney mahnit fansat me linjat trupore në të brendshme provokuese

Të fundit nga

ShkoLartë