svecla ne terren situata stabile po e vezhgojme gjendjen nga afer 695d348e9b9a2

Sveçla në terren: Situata stabile, po e vëzhgojmë gjendjen nga afër

January 6, 2026
1 minut lexim

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas situatës së rënduar nga reshjet e shiut ka qëndruar në Malishevë për të parë nga afër gjendjen në këtë zonë. Ai ka thënë se për momentin situata është nën kontroll dhe nga zonat më të rrezikuara janë evakuuar banorët.

“Momentalisht gjendemi në fshatin Mirushë të Malishevës, ku po bëjmë inspektimin lidhur me situatën pas vërshimeve këtu por edhe gjithandej Republikës së Kosovës. Situata është stabile e përkundër vështirësive ekipet e ngarkuara për të menaxhuar situatën po ia dalin me sukses. Ekipet po ballafaqohen me këtë dukuri. Një pjesë e banorëve tashmë janë evakuuar, pra nuk ka dëme në njerëz, nuk ka dëme të mëdha as nëpër shtëpitë dhe lokalitetet e ndryshme. Jemi duke e vëzhguar situatën nga afër”, tha Sveçla në një video të publikuar në Facebook.

Ai tha se institucionet janë të angazhuara në të gjitha zonat e prekura, me qëllim të menaxhimit të situatës dhe ofrimit të ndihmës së nevojshme për qytetarët.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar dhe bashkëpunim me institucionet përgjegjëse për çdo rast nevoje. Numrat emergjentë janë të qasshëm në çdo kohë: 112 – Qendra e thirrjeve emergjente; 192 – Policia e Kosovës; 193 – Zjarrfikësit; 194 – Ndihma e shpejtë”, ka shtuar Sveçla.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

begaj dekreton ligjin per rivleresimin e pronave me 5 ja kur hyn ne fuqi 695d3272334fc
Lajmi i mëparshëm

Begaj dekreton ligjin për rivlerësimin e pronave me 5%, ja kur hyn në fuqi

yungblud shfaqet shume i afert me jesse jo stark ne plazhet e st barts pas ribashkimit te tyre 695d35b13f7e0
Lajmi i radhës

Yungblud shfaqet shumë i afërt me Jesse Jo Stark në plazhet e St Barts, pas ribashkimit të tyre

Të fundit nga

ShkoLartë