Sulmi në “Prestige”, Salianji: Rama po largon vëmendjen nga Porti i Durrësit duke i vendosur tritol medias

December 3, 2022
1 minut lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur në emisionin “Kjo Javë” në News24 për aksionin e paligjshëm të IKMT në “Prestige Resort”.

Salianji e ka cilësuar si zhvendosje e vëmendjes nga Porti i Durrësit, ndërsa u shpreh se ligji është i barabartë për të gjithë përveç rastit kur bëhet falë për median e lirë dhe të pavarur.

“E theksova që ne dhe pjesa më e madhe e shoqërisë nuk ka besim të institucionet e Shqipërisë. Sipas sondazheve, besim ka patur te ndërkombëtarët.  Nëpërmjet bëj thirrje që duhet një thirrje aktive dhe bashkimi i  opozitës për të larguar Edi Ramën. Sulmi po ndodh për të larguar vëmendjen ndaj “Portit të Durrësit”. Edi Rama po zhvendos vëmendjen duke vendosur tritol medias, jo biznesit. Keni parë se si liderët që e quanin vetën të fortë e kanë pësuar keq. Në çdo aferë korruptive, në fund këta shkojnë para përgjegjësisë, këta i lëshon Edi Rama. Askush që shkel ligjin do dënohet. Se do jetë Rama në pushtet për muaj apo 1 vit, sërish do përballet.

Ligji është i barabartë për të gjithë përveç pronarit të medias Hysenbelliut. Pasi nuk i shërben kryeministrit. Nëse do ishte një ndërtim që do ishte bërë mes Tiranës, se një nga element që ka forcë ligji është që të mos ndodhë kështu. Të shohësh doganat në atë breg janë të dalë në breg dhe të shëmtuara. Godet atë që tërheq turistët,i  jep taksa shtetit dhe punëson 200 familjarë”, u shpreh Salianji.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Formacionet Argjentinë – Australi

Story i radhës

Aleksandar Vuçiqi është koka e terrorizmit shtetëror serb, ai është shumë më i rrezikshëm për shqiptarët, sesa Vasa Çubrilloviçi..!?

Të fundit nga

Salah e thyen rekordin e madh në Premierligë

Liverpooli po shkon sigurt drejt titullit të kampionit në Premierligë. Të kuqtë nga Merseyside mposhtën 3:1 në “Boxing Day” Leicesterin, në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit anglez. E
ShkoLartë