Formacionet Argjentinë – Australi

Argjentina rikthehet pas 15 vitesh të luajë një ndeshje përballë Australisë.

Dy kombëtaret do të ndeshen me tyre sonte në “Ahmad bin Ali Stadium” (20:00) për një biletë në çerekfinalet e Botërorit të Katarit, aty ku i pret Holanda e Van Gaal.

Trajnerët Lionel Scaloni dhe Graham Arnold kanë përzgjedhur titullarët e sfidës së sotme.

Kombëtarja albiceleste zbret në fushë me rreshtimin “4-1-2-3”, ndërsa australianët përgjigjen me skemën “4-4-2”.

Papu Gomez rikthehet si titullar në formacionin e Argjentinës. 34-vjeçari i Sevillas në La Liga, e nisi nga minuta e parë duelin e parë në grup ndaj Arabisë Saudite, ndërsa sot do të formojë treshen ofensive të Argjentinës bashkë me Leo Messin dhe Julian Alvarez.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BBC: Janë zhdukur 39 fëmijë shqiptarë në Angli

Story i radhës

Sulmi në “Prestige”, Salianji: Rama po largon vëmendjen nga Porti i Durrësit duke i vendosur tritol medias

Të fundit nga