Sulmi me dhjetëra të vdekur dhe mijëra të plagosur në Bejrut, zëdhënësja e OKB-së: Po shkelet ligji ndërkombëtar humanitar

1 minut lexim

Zëdhënësja e OKB-së ka komentuar sulmin në Liban duke thënë se u ‘shkel ligji ndërkombëtar humanitar’.

“Shpërthimet e pagerave dhe radiove në të gjithë Libanin shkelën qartë ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe ligjin ndërkombëtar humanitar”, tha Ravina Shamdasani.

Më tej ajo shtoi se “Sulmi mund të çojë në një konflikt edhe më të gjer.  Në të vërtetë gjithçka që na duhet është de-përshkallëzimi. Ne kemi nevojë për një armëpushim në Gaza. Ne kemi nevojë që situata në Bregun Perëndimor të vihet nën kontroll.”

Bjeruti është sulmuar nga Izraeli të martën dhe të mërkurën, duke lënë të vdekur dhjetëra njerëz, si dhe janë plagosur mbi 3000 të tjerë.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Hoxha: Policia e Shtetit çdo ditë pranë shkollave, për sigurinë e nxënësve

Story i radhës

Prizreni të premten shënon “Ditën pa Makina”, qarkullimi i automjeteve bllokohet për një orë

Të fundit nga