Sulmi me armë ndaj Top Chennel ku u vra roja i sigurisë, gazetarja: Akt terrorist! Po preket fjala e lirë

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri drejt ambienteve të Top Channel, ku për pasojë mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç.

Me anë të një postimi në Facebook, Lala tha se ky është një akt terrorist.

“Te qëllosh me arme mbi godinën e TV Top Channel eshte akt terrorist”, shkruan Lala, ndërsa thekson se po preket fjala e lirë.

Pal Kola punonte prane godines se Televizionit Top Channel, si roje sigurie. Ishte me gjase i lumtur qe kishte gjetur nje pune, sepse po i afrohej pensionit. Por kriminelet e qelluan me nje plumb aty ne vendin e punes duke i marre jeten. Me nje plumb. Kriminele qe leviznin me makine luksi. Pali mbeti i vrare. Kriminelet si ngahera pasi bene nje tjeter akt terrorist duke derdhur bresheri kallashnikovi ndaj TV Kombetar me te madh ne vend u larguan te qete. E shkrumbuan makinen dhe brenda saj lane dy arme, si per te thene qe ne nuk njohim limite. Kriminele qe vrane nje burre te pafajshem. Kriminele qe preken lirine e fjales. Ndaj eshte urgjente zbardhja e kesaj ngjarje. Urgjente.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tottenhami konfirmon trajnerin e ri pas largimit të Contes

Story i radhës

Shqipëria nis sot rrugëtimin në Euro 2024, përballet me Poloninë

Të fundit nga