Sulmi fizik ndaj mjekut të Podujevës, reagojnë nga FSSHK

March 21, 2022
1 minut lexim

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, në krye të së cilës është Blerim Syla ka reaguar pas sulmit fizik të një mjeku në QKMF-në e Podujevës.

“Sindikata e QKMF-Podujevë shpreh shqetësimin e saj ndaj dhunës fizike e cila ka ndodhur në Emergjencën e QKMF-së Podujevë ndaj mjekut të kësaj qendre A.B. Rasti ka ndodhur ditën e diel me datë 20.03.2022 ku mjeku A.B është sulmuar fizikisht nga një pacient. Veprime të tilla ndaj profesionistëve shëndetësor janë të dënueshme dhe të patolerueshme, përderisa një akt i tillë i ulët siç është dhuna fizike kryhet në ambientin e punës”, thuhet në reagim.

Kryesia e sindikatë pranë QKMF-Podujevë fton organet e rendit dhe të drejtësisë të veprojnë konform legjislacionit në fuqi që ndaj kryerësve të kësaj vepre të shëmtuar të shqiptohet dënimi meritor, duke ditur që raste të tilla të turpshme janë bërë të shpeshta të cilat po e fyejnë rëndë identitetin e punëtorëve shëndetësorë në vend.

“Punëtorët shëndetësor po dëshmohen çdo ditë për punën, profesionalizimin dhe përkushtimin e tyre në ofrimin e shërbimeve shëndetësore ndaj qytetarëve të vendit, edhe për kundër faktit të përballjes me kushtet e punës, sigurinë gjatë kësaj periudhe me Pandeminë COVID-19 por edhe në përditshmërinë e tyre”, thuhet në reagim.

Në kontest të kësaj edhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës e ka dënuar rënd dhunën e ushtruar ndaj punëtorit shëndetësorë (anëtarit të FSSHK-së), dhe kërkon nga instancat më të larta shtetërore që të merren me rastin në fjalë, duke ditur që raste të tilla të turpshme janë bërë të shpeshta të cilat po e fyejnë rënd identitetin dhe imazhin e punëtorëve shëndetësorë në vend dhe i fton organet e rendit dhe të drejtësisë të veprojnë konfrom legjislacionit në fuqi që ndaj kryerësve të kësaj vepre të shëmtuar të shqiptohet dënimi meritor.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Skandali i pulave të ngordhura! Në hetim firmat dhe institucionet, përse lajmi iu fsheh publikut?!

Story i radhës

BE do të rrisë mbështetjen financiare për furnizimet ushtarake për Ukrainën

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e

​Drita kampion vjeshtor i Kosovës

Me ndeshje e zhvilluara në fundjavën që sapo ka kaluar është mbyllur zyrtarisht stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani fitoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, kurse Drita me
ShkoLartë