BE do të rrisë mbështetjen financiare për furnizimet ushtarake për Ukrainën

Bashkimi Evropian do të rrisë ndihmën financiare dhe dërgimin e armëve për Ukrainën, tha të hënën ministrja gjermane e financave Annalena Baerbock përpara një Këshilli të posaçëm të Punëve të Jashtme në Bruksel, shkruan CNN, transmeton Bota sot.

“Ne do të rrisim mjetet financiare për blerjen e mallrave ushtarake në 1 miliard euro, për të bërë të qartë, ne qëndrojmë me solidaritet të plotë në anën e Ukrainës, ne qëndrojmë për mbrojtjen e popullsisë civile në Ukrainë,” u tha Baerbock gazetarëve.

Gjermania do të sigurojë gjithashtu që shitjet e armëve nga prodhuesit gjermanë të kryhen sa më shpejt që të jetë e mundur. “Ukraina ka nevojë për armë të tjera,” tha ajo, pa dhënë detaje të mëtejshme për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

“Kjo ka të bëjë me jetën dhe vdekjen, ne jemi në mes të një lufte dhe për këtë arsye nevojitet kujdes absolut për të deklaruar se cilat armë do të dorëzohen dhe ku,” shtoi Baerbock.

“Ne po përjetojmë që qeveria ruse vazhdon të përshkallëzojë retorikën e saj në lidhje me armët bërthamore si dhe territorin e NATO-s,” tha ajo.

Baerbock gjithashtu vuri në dukje se aleanca duhet të parandalojë përhapjen e luftës në vendet e tjera. “Ne kemi një përgjegjësi ndaj ukrainasve, por kemi gjithashtu një përgjegjësi ndaj 450 milionë evropianëve dhe atyre që janë anëtarë të NATO-s,” shtoi ajo. “Ne nuk mund të marrim përgjegjësinë se do të ketë më shumë akte lufte në vendet e tjera.”

“Ne punojmë për mbylljen e zbrazëtirave të sanksioneve,” tha ajo. “Ata që përfitojnë nga kjo luftë” duhet të sanksionohen, duke përfshirë anëtarët e familjes së tyre, tha Baerbock.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sulmi fizik ndaj mjekut të Podujevës, reagojnë nga FSSHK

Story i radhës

Qyteti i Shkupit, aksion pranverorë për pastrim

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish