Sulme DDoS kundrejt pagesës, autoritetet Amerikane arrestojnë 7 individë dhe bllokojnë 48 uebsajte

min lexim

Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi bllokimin e 48 domaineve të cilat përdoreshin për sulme DDoS dhe ofrimin e shërbimeve sipas kërkesës për kriminelët kibernetikë.

Përmes një njoftimi për shtyp, autoritetet Amerikane njoftuan akuza kriminale për 6 individë të cilët besohet se menaxhonin këto platforma.

Ofrimi i sulmeve DDoS është një praktikë e cila ka gjetur terren në mesin e individëve që nuk kanë njohuri teknike në këtë fushë. Uebsajtet në fjalë ofronin shërbimin kundrejt pagesave dhe zakonisht autoritetet i referohen atyre si shërbime “booster.”

Me këto shërbime kushdo mund të lançojë një sulm kibernetik për të dëmtuar një viktimë individuale apo një kundërshtar.

Rrëzimet e domaineve u realizuan si pjesë e një operacioni mes autoriteteve Britanike, Policisë Holandeze dhe Europol.

Departamenti Amerikan tha se këto sajte janë përdorur në sulme ndaj institucioneve të arsimit, agjencive shtetërore dhe platformave gaming.

Europol thotë se uebsajtet e bllokuara kanë bërë mëse 30 milionë sulme. Edhe pse shumica e uebsajteve vënë në shënjestër nga operacioni janë bllokuar nga FBI, të paktën 8 prej tyre vazhdojnë të hapen normalisht.

Operacioni quajtur “PowerOff” çoi në arrestimin e 7 individëve të cilët kanë menaxhuar shërbimet DDoS: John Dobbs, Jeremiah Sam Evans, Angel Manuel Colon Jr., Shamar Shattock, Cory Anthony Palmer dhe Joshua Laing.

Shërbimi DDoS i Laing duket të jetë ende online.

Këto shërbime shpeshherë reklamohen si marketing apo për testime të uebsajteve në lidhje me trafikun që mund të përballojnë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Asociacionin Escobari e kërkon, Albini e kundërshton, a po shkon Kosova në zgjedhje??

Story i radhës

Von Cramon: Integrimi i Kosovës në BE varet edhe nga përfundimi i suksesshëm i dialogut

Të fundit nga