Asociacionin Escobari e kërkon, Albini e kundërshton, a po shkon Kosova në zgjedhje??

Presioni amerikan për asociacionin po shtohet, me të dërguarin amerikan Escobar, i cili ka deklaruar se Asociacioni do të formohet, se SHBA-ja do të jetë pjesë e procesit, dhe se aty duhet të përfshihet Qeveria e Kosovës. Në të kundërtën, siç ka thënë ai, “ne mund ta zhvillojmë atë diskutim me partnerë alternativë, me shoqërinë civile, me grupet e të rinjve, me komunitetin e biznesit, me të gjithë që do të donin të shihnin Serbinë dhe Kosovën duke dalë nga ky cikël i jostabilitetit”.

Ndonëse për SHBA-në dhe konkretisht për z.Escobarin është e qartë se asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ligjet dhe të mos ndikojë në funksionalitetin e shtetit, gjithsesi ajo duhet të jetësohet pasi është një zotim që tashmë ekziston.

“Mendoj se është zotim i rëndësishëm dhe që duhet të përmbushet”. Për këtë gjë SHBA-ja pret nga Kurti dhe Osmani ta zbatojnë shumë shpejt marrëveshjen për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Albin Kurti i gjendur në krye të qeverisë disa herë ka kundërshtuar asociacionin edhe duke u mbështetur pas vendimit të Kushtetueses të cilën e përdor si armë mbrojtëse. Në anën tjetër e cilëson Asociacionin si armë kundër Kosovës e jo si qëllim në vetvete. “Po të ishte asociacioni prioritet i Serbisë, do ta zbatonin me ata që e kanë nënshkruar, jo të më presin mua ta nënshkruaj, sepse e dinë që e kam kundërshtuar”, ka deklaruar Kurti.

Presioni ndërkombëtare është i madh për formimin e komunave me shumicë serbe, problem i madh janë kompetencat e veçanta që kanë, çka do e bënte jo funksional shtetin.

Kjo situatë është krijuar nga ish-pushtetarët e kaluar, përveç shumë dëmeve vendit ia lan edhe barrën e ruajtjes së sovranitetit. Është fat për ne që kushtetuesja e rrëzoi asociacionin, po ashtu edhe respektimi i vendit nga SHBA-ja është në favorin tonë të cilit faj po i mëshon fortë Kurti, edhe pse është i vetëdijshëm për detyrimin e Kosovës karshi këtij fakti të pa mohuar. Asociacioni do të rinegociohet, nëse nuk ndryshon substanca e saj, Albin Kurti s’ka si ta pranojë të tillë. Asociacioni është sfida kryesore e Albinit, njeriu që e ka kundërshtuar më shumë se të tjerët, a do e pranojë apo do e refuzojë me çdo kusht, qoftë edhe duke shkuar në zgjedhje, mbetet për tu parë. Asociacioni është sfida më e rëndësishme në karrierën politike të Kurtit.

Story i mëparshëm

​Këto pesë shenja nuk shkojnë mirë në marrëdhënie

Story i radhës

Sulme DDoS kundrejt pagesës, autoritetet Amerikane arrestojnë 7 individë dhe bllokojnë 48 uebsajte

Të fundit nga