sulm me thike ne shkup i dyshuari ne arrest shtepiak per tentim vrasje 69ef8b102c5fb

Sulm me thikë në Shkup, i dyshuari në arrest shtëpiak për “tentim vrasje”

April 27, 2026
1 minut lexim
Screenshot 20260427 174430 Facebook 1024x577 1

SPB Shkup ka zbardhur një vepër penale “tentim vrasje” dhe është paraqitur kallëzim penal me procedurë urgjente.

Zyrtarë policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria A.Ç. nga Shkupi, pasi më 23.04.2026, para një objekti gastronomik në rrugën “50 Divizija”, me thikë i ka shkaktuar plagë therëse A. Gj. Menjëherë pas marrjes së denoncimit për ngjarjen, policia ka ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse dhe rasti është zbardhur plotësisht.

Sulmuesi është ndaluar, ndërsa nga Njësia për Kriminalitet të Dhunshëm pranë SPB Shkup, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Shkup, është paraqitur kallëzim penal me procedurë urgjente kundër A.Ç. për veprën penale “tentim vrasje” sipas nenit 123 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal.

Nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ne moshen 48 vjecare myleene klass thyen rrjetin me paraqitjen e re 69ef83e69136c
Lajmi i mëparshëm

Në moshën 48-vjeçare, Myleene Klass “thyen rrjetin” me paraqitjen e re

marinaret ne burgun e hormuzit te bllokuar ne gjirin persik 69ef9d0631076
Lajmi i radhës

Marinarët në “burgun” e Hormuzit, të bllokuar në Gjirin Persik

Të fundit nga

ShkoLartë