Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se ueb-faqja zyrtare e konsumatorit, konsumatori.rks-gov.net, ka qenë cak i një sulmi kibernetik.
Sipas njoftimit të Ministrisë, sulmi ka ndodhur pak minuta para publikimit të njoftimit, ndërsa aktualisht faqja nuk është funksionale. Institucionet përkatëse janë duke punuar për rikthimin dhe funksionalizimin e plotë të saj.
Deri në rikthimin e shërbimeve online, qytetarët që kanë ankesa apo kërkesa në fushën e mbrojtjes së konsumatorit mund t’i drejtojnë ato përmes kanaleve alternative të komunikimit.
Kanale për kontakt:
Email: [email protected]
Viber: +383 (0) 46 311-000
Ministria ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe ka bërë të ditur se do të vazhdojë t’u ofrojë shërbime përmes kanaleve në dispozicion deri në rikthimin e ueb-faqes.
Burimi: botasot.info


