POMP BENZINI

Nga mesnata rriten çmimet e karburanteve

August 17, 2026
1 minut lexim
Çmimet e karburanteve nga nesër sërish rriten. Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) mori vendim që çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht të rriten me 4,85%, krahasuar me vendimin e mëparshëm të 10 gushtit.

Nga 18 gushti, në orën 00:01, çmimet maksimale do të jenë:

Eurosuper BS-95 – 91,50 denarë/litër, rritje prej 4,50 denarësh.
Eurosuper BS-98 – 93,50 denarë/litër, rritje prej 4,50 denarësh.
Eurodizel BS (D-E V) – 98 denarë/litër, rritje prej 6,50 denarësh.
Vaji ekstra i lehtë (EL-1) – 98,50 denarë/litër, rritje prej 6 denarësh.
Mazut M-1 NS – 43,726 denarë/kg, rritje prej 0,188 denarësh.
Sipas KRRE-së, rritja është rezultat i çmimeve më të larta referuese të derivateve të naftës në tregun botëror. Krahasuar me përllogaritjen e mëparshme, benzina është shtrenjtuar me 8,983%, dizeli me 10,979%, vaji ekstra i lehtë me 9,801%, ndërsa mazuti me 0,871%.

Në përllogaritje ka ndikuar edhe kursi i denarit ndaj dollarit, i cili gjatë periudhës së kaluar ka qenë më i ulët për 0,2247%.

KRE vazhdon të zbatojë akcizën e reduktuar me 2 denarë për litër për benzinat Eurosuper BS-95 dhe BS-98, si dhe akcizën e reduktuar me 4 denarë për litër për eurodizelin.

Nga Komisioni sqarojnë se çmimet e përcaktuara janë çmime maksimale, që do të thotë se tregtarët mund t’i shesin karburantet edhe me çmime më të ulëta.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hayden panettiere vdiq papritur ne moshen 36 vjecare policia nuk ka shenja te ndonje vepre kriminale 6a82f6db30924
Lajmi i mëparshëm

Hayden Panettiere vdiq papritur në moshën 36-vjeçare, policia: Nuk ka shenja të ndonjë vepre kriminale

sulm kibernetik ne ueb faqen konsumatori 6a83115227f3b
Lajmi i radhës

Sulm kibernetik në ueb-faqen Konsumatori

Të fundit nga

ShkoLartë