Paraditen e sotme, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, në sportelin e daljes nga Republika e Shqipërisë janë paraqitur shtetasit M. H., 29 vjeç, lindur në Greqi, dhe A. Z., 21 vjeç, lindur në Librazhd.
Këta shtetas udhëtonin së bashku me automjetin tip “Toyota” Yaris, me targë IMT5831, ngjyrë e bardhë, ku shtetasi A. Z. ishte drejtues i mjetit, ndërsa shtetasi M. H. ishte pasagjer.
Gjatë kryerjes së procedurës së kontrollit kufitar, automjeti është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, ku është kryer kontrolli me qenin antidrogë. Gjatë kontrollit, në çantën e shpinës së shtetasit M. H., konkretisht brenda një pakete cigaresh, është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. Nga ana e policisë u bë ndalimi i të dy shtetasve.
Burimi: botasot.info


