dimiq vizita e zelenskyt ne beograd nxori ne pah mjerimin dhe mungesen e moralit te regjimit te vuciqit 6a83123380e45

Dimiq: Vizita e Zelenskyt në Beograd nxori në pah “mjerimin dhe mungesën e moralit” të regjimit të Vuçiqit

August 17, 2026
1 minut lexim

Vizitën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, javln që shkoi në Beograd, gazetari serb, Radomir Dimiq e ka cilësuar si një ngjarje që, sipas tij, ka nxjerrë në pah problemet dhe kontradiktat e politikës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Dimiq ka kritikuar ndryshimin e qëndrimit të Beogradit ndaj Ukrainës, duke thënë se Vuçiqi është përballur me pasojat e politikës së tij të jashtme dhe me atë që e cilëson si “gënjeshtrat e veta”.

Sipas gazetarit serb, Vuçiqi për vite me radhë e ka shndërruar Beogradin në “strehë të sigurt për propagandën proruse”, ndërsa tani, sipas Dimiqit, po përpiqet të paraqitet si një faktor paqeje në rajon.

“E ardhmja për të cilën ai flet ndërmjet Ukrainës dhe Serbisë nuk ndërtohet me buzëqeshje të rreme dhe protokolle të imponuara nën presionin e Perëndimit, por mbi solidaritetin e sinqertë, vlerat e përbashkëta dhe bindjen e palëkundur se liria e Evropës është e pamundur pa një Serbi të lirë dhe një Evropë të lirë”, ka thënë Dimiq në një shkrim autorial, transmeton KosovaPress.

Ai ka akuzuar gjithashtu presidentin serb për mungesë sinqeriteti në përpjekjet për t’u paraqitur si “paqebërës rajonal”, duke përmendur edhe mohimin e krimeve të luftës në Serbi.

Dimiq ka përmendur në reagimin e tij edhe varrezat masive ku janë gjetur mbetje njerëzore, përfshirë shqiptarë, duke pretenduar se për këto raste në Serbi po heshtet.

“Përpjekja e Vuçiqit që brenda natës të paraqitet si paqebërës rajonal, ndërkohë që në shtetin e tij mohohen gjenocidi dhe krimet, si dhe heshtet për varrezat masive të zbuluara së fundmi me shqiptarë në Kaludër dhe Jabukë, është absolutisht e pasinqertë”, ka deklaruar ai.

Mes tjerash, gazetari serb e ka cilësuar Vuçiqin si “aktor dhe autokrat provincial”, duke thënë se, sipas tij, këtë e dinë si qytetarët serbë, ashtu edhe bashkësia ndërkombëtare.

Vizita e Zelenskyt në Beograd erdhi në kohën kur Serbia po përpiqet të ruajë marrëdhëniet me Moskën, ndërsa njëkohësisht synon të afrohet me Bashkimin Evropian dhe Perëndimin.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qeni antidroge zbulon kanabisin ne canten e te riut ne doganen e qafe botes policia arreston 29 vjecarin dhe mikun e tij 6a8311cf647db
Lajmi i mëparshëm

Qeni antidrogë zbulon kanabisin në çantën e të riut në doganën e Qafë-Botës, policia arreston 29-vjeçarin dhe mikun e tij

afrim gashi hapesira perreth kuvendit po rregullohet per kushte me te mira 6a8315a1007a0
Lajmi i radhës

Afrim Gashi: Hapësira përreth Kuvendit po rregullohet për kushte më të mira

Të fundit nga

Sulm kibernetik në ueb-faqen Konsumatori

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se ueb-faqja zyrtare e konsumatorit, konsumatori.rks-gov.net, ka qenë cak i një sulmi kibernetik. Sipas njoftimit të Ministrisë, sulmi ka ndodhur pak minuta para publikimit

Nga mesnata rriten çmimet e karburanteve

Çmimet e karburanteve nga nesër sërish rriten. Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) mori vendim që çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht të rriten me 4,85%, krahasuar me vendimin e mëparshëm
ShkoLartë