Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka inspektuar nga afër punimet ndërtimore për rregullimin e hapësirës përreth objektit të Kuvendit.
Gashi ka bërë të ditur se me punimet hapësira po bëhet më e rregullt dhe më funksionale, duke krijuar kushte më të mira për parkim dhe për nevojat e përditshme të Kuvendit.
“Vëzhgova nga afër ecurinë e punimeve ndërtimore për rregullimin e hapësirës përreth Kuvendit.
Kjo hapësirë po merr një pamje më të rregullt dhe më funksionale, duke krijuar kushte më të mira për parkim dhe për nevojat e përditshme të Kuvendit. Vazhdojmë me punë konkrete dhe me kujdes për çdo hapësirë që i shërben funksionimit më efikas të Kuvendit”, ka shkruar Gashi.
Burimi: alfax.mk


