qmk moti perkeqesohet nga sonte priten reshje te rrembyeshme shiu dhe bore gjate fundjaves 6b0767f148951

QMK: Moti përkeqësohet nga sonte, priten reshje të rrëmbyeshme shiu dhe borë gjatë fundjavës!

November 26, 2026
1 minut lexim

Qendra për Menaxhim me Kriza, duke iu referuar njoftimit të DPHM-së, paralajmëron për mot të vranët dhe të ftohtë, me reshje shiu dhe bore nga orët e mbrëmjes së sotme deri të dielën.

Reshje shiu priten në vendet më të ulëta, ndërsa në zonat më të larta do të ketë reshje shiu dhe bore. Në male pritet vetëm borë, ku do të krijohet shtresë e re dëbore.
Sipas parashikimeve, në disa vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, me mbi 30 litra shi për metër katror brenda 24 orëve, ndërsa gjatë gjithë kësaj periudhe, në disa zona sasia mund të kalojë edhe 80 litra për metër katror.

Për shkak të depërtimit të masës së ftohtë ajrore nga veriu, gjatë fundjavës reshjet e borës do të përfshijnë edhe disa nga zonat më të larta. Në Shkup priten reshje shiu, të cilat në pjesët më të larta të luginës mund të kalojnë në borë.
Nga fillimi i javës së ardhshme moti do të jetë pjesërisht i vranët me intervale dielli, ndërsa temperaturat e mëngjesit do të zbresin edhe nën zero gradë.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nentori bashkon shqiptaret miranda hashani dhe selami kolonja sjellin emocione ne shkup 6b07670b892aa
Lajmi i mëparshëm

Nëntori bashkon shqiptarët, Miranda Hashani dhe Selami Kolonja sjellin emocione në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë