Një “predhë e paidentifikuar” ka goditur sërish Aeroportin Ndërkombëtar “Mbreti Khalid” në Riad, njoftoi sot Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite.
Ky është i njëjti vend që u godit në sulmin e mbrëmshëm, i cili la të vdekur 12 persona dhe qindra të tjerë të plagosur.
Sipas koalicionit, predha goditi Terminalin 4 – të njëjtën ndërtesë që u shënjestrua dje. Pas goditjes shpërtheu një zjarr dhe zjarrfikësit aktualisht po punojnë për shuarjen e flakëve.
Më herët, u raportua për një shpërthim të fuqishëm që u dëgjua në qendër të kryeqytetit saudit.
Aeroporti kishte qëndruar i mbyllur gjatë gjithë ditës pas sulmit të djeshëm.
Ndërsa priten detaje rreth shpërthimit të ri në Riad, bie në sy mungesa pothuajse totale e informacionit zyrtar nga autoritetet saudite lidhur me sulmet e Huthi dhe rrezikun real, shkruan Guardian.
Autoritetet sapo kanë njoftuar se mësimi në shkolla dhe universitete do të kalojë në formatin online deri në fund të javës, çka nënkupton se institucionet arsimore janë të mbyllura.
Burimi: botasot.info


