autoret ndoqen cilon per 3 kilometra eksplzivi u aktivizua me telekomande 6acbb071190f8

Autorët ndoqën ‘Çilon’ për 3 kilometra, ekspl*zivi u aktivizua me telekomandë

October 11, 2026
1 minut lexim

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me eksploziv që tronditi mbrëmjen e së shtunës Gjirokastrën, ku Beqir Devolli, i njohur me nofkën ‘Çilo’, humbi jetën në spital, ndërsa Erigers Mela mbeti i plagosur.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, të cituara nga gazetarja e Top Channel, Entjola Budo, lënda shpërthyese është aktivizuar me telekomandë. Personi që dyshohet se kreu aktivizimin e eksplozivit e kishte ndjekur viktimën në distancë që nga zona e Viroit, për rreth 3 kilometra, deri në vendin ku ndodhi shpërthimi.

Beqir Devolli, i njohur si ‘Çilo’, kishte pirë kafe me shokun e tij dhe më pas ishte futur në makinë. Pak çaste më vonë, automjeti u përfshi nga shpërthimi që i mori jetën dhe la të plagosur Erigers Melën.

Sipas informacioneve të bëra publike, viktima dhe pasagjeri ishin kërcënuar më parë përmes telefonatave. Gjithashtu, automjeti i Melës ishte djegur vitin e kaluar, në atë që dyshohet se ishte një akt paralajmërues. Beqir Devolli raportohet se kishte qëndruar për dy vjet në arrest shtëpie në Tiranë.

Një tjetër element që po shqyrtohet nga hetuesit është fakti se shpërthimi ndodhi përpara ambienteve të policisë. Sipas burimeve hetimore, autorët dyshohet se kanë pritur që rruga të zbrazej përpara se të aktivizonin lëndën shpërthyese.

Në kuadër të hetimeve, po shqyrtohet edhe pista e një lidhjeje të mundshme me vrasjen e Artan Myrtajt, i cili u qëllua për vdekje në Sarandë rreth dy javë më parë.

Hetimet vijojnë për të identifikuar autorët, për të zbardhur motivet e atentatit dhe për të verifikuar nëse ngjarja lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

file 0000000041d8821089a9c8e4de5eb1a7
Lajmi i mëparshëm

Ferati–MPJ i Shqipërisë, Hoxha: Avancim i bashkëpunimit, projekte të përbashkëta për kohezion social! 

sulm i ri ne aeroportin e riadit 6acbb0d13f8d7
Lajmi i radhës

​Sulm i ri në aeroportin e Riadit

Të fundit nga

​Sulm i ri në aeroportin e Riadit

Një “predhë e paidentifikuar” ka goditur sërish Aeroportin Ndërkombëtar “Mbreti Khalid” në Riad, njoftoi sot Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite. Ky është i njëjti vend që u godit në sulmin e
ShkoLartë