Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka reaguar pas deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të selisë blu, Gazment Bardhit për gjyqtarin e e çështjes së statutit për Kuvendin e 11 dhjetorit 2021.
Komisioni e ka konsideruar kërcënim deklaratën e Bardhit ndaj gjyqtarit të çështjes, duke e krahasuar me atë të kryeministrit Rama ndaj kolegjit zgjedhor në vitin 2007.
Më tej, sipas Komisionit, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së po kryen një vepër penale me këto deklarata vetëm një ditë përpara dhënies së vendimit.
Reagimi i Komisionit të Rithemelimit:
Sot, para vendimit te gjykates per Kuvendin e Partise Demokratike te dates 11 Dhjetor 2021 deputeti Gazmend Bardhi ka ndermarre ndaj gjykatesit te çeshtjes nje sulm kercenues te pa shembullt qe nga sulmi ndaj kolegjit zgjedhor te Edvin Rames ne vitin 2007.
Deputeti Bardhi me sulmin dhe kercenimet e tij publike ndaj gjykatesit para dhenies se vendimit po kryen nje veper te rende penale, per te cilen ai do te vendoset para ligjit.
Partia Demokratike denon me ashpersine me te madhe kete qendrim te pa-denje qe perben veper flagrante penale dhe shton se sulmi i Bardhit ndaj gjyktesit, shpifjet, dhe trillimet e tij lidhen para se gjithash me çeshtje te tija personale me ligjin per te cilat ai mban pergjegjesi direkte, dhe nuk kane asnje lidhje me Partine Demokratike dhe normat e saj.
Gjatë një interviste për News24, Gazment Bardhi deklaroi se gjyqtari i çështjes së statutit nuk ka dosje ,dhe kanë caktuar një datë pasi ka takuar një përfaqësuar të Berishës.
“Nesër është e pamundur të shqyrtohet. Ajo çka është bërë është çmenduri. Nëse gjyqtari i ka thënë burgut hapu, mund të bëjë çdo lloj çmendurie. Prandaj me shumë gjasa nuk do të ketë një vendim” – tha ndër të tjera Bardhi.