E konfirmon SHBA: Ukraina ka kryer një sulm të suksesshëm kundër anijeve ruse

Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar se Ukraina ka të ngjarë të ketë kryer një sulm të suksesshëm kundër anijeve ruse në Berdiansk, sipas një zyrtari të mbrojtjes.

Megjithatë, është e paqartë se çfarë lloj arme apo armësh janë përdorur në sulm, raporton CNN, përcjell “Bota sot”

Vlerësimi i bën jehonë një deklarate të ngjashme nga Ministria Britanike e Mbrojtjes, e cila tha se forcat ukrainase kanë sulmuar “objektiva me vlerë të lartë” në zonat e pushtuara nga Rusia të Ukrainës, duke përfshirë një anije zbarkimi dhe depo municionesh në Berdiansk.

Më herët të enjten, Ukraina tha se shkatërruan “Orsk”, një anije zbarkimi e ankoruar në portin Berdiansk në Detin Azov. Video nga qyteti tregoi shtëllunga tymi që derdheshin nga zona e dokut, si dhe shpërthime të shumta.

Një ditë më parë, media shtetërore ruse RT kishte profilizuar “Orsk” në portin Berdiansk, duke thënë se mund të mbante 20 tanke ose 40 transportues të blinduar të personelit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ja çfarë bën një femër, kur e humbet interesin e saj për një mashkull

Story i radhës

“Sulm i pashembullt”/ Komisioni i Rithemelimit reagon pas deklaratave të Bardhit

Të fundit nga