Horoskopi ditor, 25 mars 2022

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Dita e premte nis me dyshime në dashuri. Në punë, ndiheni të lodhur ndaj përpiquni t’i merrni gjërat me qetësi.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Në dashuri, dita do të jetë e kënaqshme. Në punë, disa projekte nisin me lëvizje të ngadalta. Bëni mirë të kompensoni kohën e humbur.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Falë ndikimit të Hënës, dita e premte dhe e shtunja do të jenë fantastike. Nga ana tjetër, bëhuni gati se do të ketë lajme të mira në punë.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Të premten duhet të tregoheni që jeni të pjekur, të paktën në marrëdhënie me partnerin/partneren ose dikë që pëlqeni. Ndërsa në punë ka lajme të reja, por bëni kujdes që t’i menaxhoni siç duhet.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Në dashuri, nëse keni diçka për t’i thënë partnerit tuaj, veproni brenda ditës së premte. Në punë, megjithatë, jeni në një fazë rikuperimi, por duhet të rishikoni llogaritë.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Në dashuri, nëse partneri juaj nuk ju dëgjon të premten, mund të acaroheni. Në punë, ka një farë padurimi pasi periudha e sapo përfunduar ka qenë mjaft e lodhshme.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Në dashuri tani gjërat janë më të mira, veçanërisht për çiftet. Në punë, ka mundësi që të ketë tension me shefat.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Dy ditët e ardhshme në dashuri do të jenë interesante. Në punë, do të keni mundësinë të nënshkruani një marrëveshje.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Të premtën keni dëshirë për dashuri, shfrytëzojeni për të surprizuar partnerin. Në punë, do të keni më në fund zgjidhjen për t’i dhënë drejtim projektit me të cilin po punoni.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Më në fund do të ketë emocione të bukura falë ndikimit të Hënës. Në punë, keni energji të mirë dhe jeni të aftë për ta drejtuar atë në projekte konstruktive.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Në dashuri, Hëna do t’ju bëjë të dukeni të qartë dhe të vendosur në sytë e partnerit tuaj. Në punë, nëse duhet të merrni një vendim të rëndësishëm, mos e vononi.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Në dashuri, nëse kohët e fundit keni pasur probleme,të premtën do të rikuperoheni. Në punë, keni intuitë fituese, por qëndroni larg situata që sjellin debate.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Sulm i pashembullt”/ Komisioni i Rithemelimit reagon pas deklaratave të Bardhit

Story i radhës

Australia vendos sanksione ndaj presidentit të Bjellorusisë dhe familjarëve të tij

Të fundit nga