Sula: Gati të lë mandatin për hir të bashkimit. Ti bëjmë presion Bashës e Berishës. Të shkrihet foltorja e bashkohet në PD.

March 9, 2022
1 minut lexim

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Dashnor Sula, Deputet i PD-së u shpreh se ka ofruar dorëzimin e mandatit nëse do ishte e nevojshme për bashkimin e demokratëve.

Dashnor Sula: “Unë e thashë dhe mbrëmë. Edhe unë afrova dorëheqjen time, madje dhe lënien e mandatit të deputetit nëse është e nevojshme për efekt të bashkimit të demokratëve, në kuptimin të bëhem kurban”

Sula propozon një presion ndaj Berishës dhe Bashës

Dashnor Sula: I bëj thirrje të gjithë grupit parlamentar të bashkohemi ti bëjmë presion Sali Berishës të heqë dorë nga ideja për rikthimin në krye të PD-së. Ti bëjmë presion Bashës të bëjë hapa pas për të mirën e PD-së dhe të hapet garë me qëllim që të reformohet e të bëhet gati për zgjedhjet e 2023n dhe 2025. Kjo është zgjidhja. Nëse nuk bëjmë këtë do të jemi në të njëjtën situatë si më 6 mars e më 25 prill dhe humbja është e garantuar.

Gjithashtu shkrirje të foltores dhe bashkimin me PD-në.  

Dashnor Sula: “Unë do jem tek PD dhe nuk shkoj tek foltorja. Jam për shkrirjen e foltores dhe bashkimin në PD. Deputetët duke nisur nga unë dhe të gjithë kolegët dhe shohin realitetin në sy dhe duan të shpëtojnë PD-në duhet të bashkohemi të gjithë dhe ti bëjmë presion të dy palëve edhe foltores edhe palës së Bashës, për të mirën e PD-së. Nuk e kemi luksin të humbim qoftë dhe një votë.

Klevis Balliu: Kemi kohë që kërkojmë bashkim të demokratëve që mund të vijnë jo në një tavolinë të dy personave por proces të rregullt zgjedhor. Komisioni i Rithemelimit është për zgjidhjen me zgjedhje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lavrov udhëton drejtë Turqisë, do të takohet me homologun ukrainas, Kuleba

Story i radhës

​Moti sot dhe nesër

Të fundit nga

Zbardhen prapaskenat

Një lajm i bujshëm po qarkullon ditët e fundit në mediat italiane për një tjetër mbrojtës që Juventusi mund t’i rrëmbejë Milanit. Këtë herë bëhet fjalë për Fikajo Tomorin i cili mund
ShkoLartë