Studimet e fundit kanë treguar: Përkëdhelja e një qeni përmirëson aftësitë e të menduarit

February 22, 2022
1 minut lexim

Hulumtimet e fundit kanë dhënë përgjigje befasuese

Një studim i fundit kërkimor i kryer mbi studentët që ishin nën stres tregoi se një veprim i thjeshtë i përkëdheljes së qenve (në këtë rast të veçantë terapeutik) doli të ishte më efektiv në përmirësimin e të menduarit dhe në përballimin dhe menaxhimin e situatave stresuese.

Një studim trevjeçar i kryer nga Universiteti Shtetëror i Washingtonit, i botuar në revistën “Aera Open’, i ndau studentët në mënyrë rastësore në programe katërjavore me kombinime të ndryshme të ndërveprimeve ndërmjet njerëzve dhe kafshëve.

Pas një kohe të caktuar, u krahasua se sa më të relaksuar ishin studentët dhe nëse ata reagonin ndaj situatave me të njëjtin stres si para studimit.

Studentët që përkëdhelnin qen terapie ishin më të relaksuar dhe, si rezultat, e përballuan më mirë stresin dhe vazhduan të shfaqin përmirësime në atë fushë edhe deri në gjashtë javë pas përfundimit të programit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shefi i OKB-së: Trupat ruse në Ukrainë nuk janë paqeruajtëse

Story i radhës

Allegri: Gabimi në golin e pësuar ishte vendimtar

Të fundit nga

ShkoLartë