Shefi i OKB-së: Trupat ruse në Ukrainë nuk janë paqeruajtëse

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka thënë se është “i shqetësuar për çoroditjen e konceptit të paqeruajtjes” pasi Moska urdhëroi trupat ruse në zonat e kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore për “funksione paqeruajtëse”.

“Kur trupat e një vendi hyjnë në territorin e një vendi tjetër pa pëlqimin e tij, ata nuk janë paqeruajtës të paanshëm.

Ata nuk janë aspak paqeruajtës”, citohet të ketë thënë Guterres nga agjencia e lajmeve Reuters.

Më herët, SHBA-ja hodhi poshtë justifikimin e Rusisë për të vendosur trupa si paqeruajtës si “të pakuptimta”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Konflikti Rusi-Ukrainë/ A duhet të frikësohen qytetarët e Maqedonisë së Veriut? Përgjigjet Osmani

Story i radhës

Studimet e fundit kanë treguar: Përkëdhelja e një qeni përmirëson aftësitë e të menduarit

Të fundit nga