Profesorët dhe studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Bioteknologjisë të Universitetit të Tetovës, më 9 dhe 10 maj 2022, në kuadër të praktikës profesionale kanë vizituar disa kapacitete prodhuese bimore në qytete të ndryshme të vendit tonë.
Me këtë rast, studentët kanë pasur mundësi që për së afërmi njohuritë e fituara përmes teorive t’i shohin se si realizohen në praktikë. Këto vizita, veç tjerash studentëve u kanë dhënë mundësi që të njihen me teknologjitë e reja të kultivimit të disa kulturave bujqësore, kryesisht nga grupi i perimeve, me theks të veçantë kultivimi i tyre në ambiente të mbrojtura (serra), pemëve të grupit të arroreve, si dhe bimëve aromatike dhe mjekësore, mbrojtjen e tyre, format më të reja të ushqimit të balancuar dhe plasmanin e këtyre prodhimeve kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian.
Profesorët dhe studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Bioteknologjisë të Universitetit tonë, gjatë realizimit të praktikës kanë qëndruar në qytete të ndryshme të vendit, edhe atë, në Strumicë, Gjevgjeli, Vallandovë, Shën Nikollë dhe Kumanovë.
Në fund të këtyre vizitave u tha se studentët e këtij fakulteti duhet të angazhohen në maksimum, që me një qasje sa më profesionale dhe me një përkushtim maksimal të kontribuojnë që të rritet mirëqenia e kulturave bujqësore dhe të prodhohet sasi e mjaftueshme e ushqimit cilësor dhe të sigurt për konsumatorët.
Të fundit nga
KEDS ka njoftuar se gjatë ditëve të ardhshme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Në
Kosova U19 ka shënuar fitore ndaj Slovakisë U19 me rezultat 7-1 në fazën kualifikuese ‘Main Raund’
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për marrëveshjen e 18 Marsit në
Sheshi i Tetovës dikur kishte shatërvanë dhe gjelbërim, por kjo është gjendja e tij për momentin.Kështu
Rreth 2800 tifozët anglezë që priten në Napoli për ndeshjen mes Italisë dhe Anglisë të planifikuar