(VIDEO) Sindikata dhe Ministria e Arsimit pa marrëveshje, bisedimet vazhdojnë të premten

Nuk do të zavendësohen ditët e humbura të vitit shkollor nga greva në shkollat e mesme. Mësimi do të përfundoj më 10 qershor. Kështu njoftoi zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha, i cili tha se në mbledhjen e 44 të qeverisë është vendosur që procesi edukivo-arsimor të përfundojë në afatin e paraparë, pavarësisht se nxënësit kanë humbur rreth tre javë të mësimit. Ndërsa, ende mbetet e paqartë se kur do të përfundoj viti shkollor në shkollat fillore.

Muhamet Hoxha, zëdhënës i qeverisë

“Edhe pse greva në arsim zgjati mbi tre javë, qeveria e Maqedonisë së Veriut  vendosi që ditët e humbura të mos zëvendësohen por procesi mësimor në shkollat e mesme të përfundoj në afatin e paraparë me 10 qershor”

Ndërkaq, edhe sot në takimin e Sindikats së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkenncës nuk u arrit ndonjë marrëveshje konkrete. Nga SASHK thonë se pas dy ditëve presin të arrijnë në një vendim përfundimtar.

Takimi i sotshëm ishte në kuadër të periudhës shtesë dhjetë ditore të pajtimit, që temë e diskutimit ishin marrëveshjet kolektive për arsimin fillor dhe të mesme , ku të dyja palët diskutuan për çështje që duhet të jenë pjesë e marrëveshjeve kolektive.

SASHK

“Marrëveshja përfudnimtare mes të dyja palëve për këto çësthje, si dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me rritjen e përqidnjes së pagave, pritet të arrihen të premten, për kur edhe është caktuar takimi i rradhës”.

Sindikata nesër do të ketë takim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale në të cilin, siç bëjnë të ditur nga ministria, do të hapet çështja për Marrëveshjen Kolektive në pjesën e pagesës së pagave, për punjonjësit në çerdhe.

Linda Ebibi /SHENJA/

Story i mëparshëm

Studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Bioteknologjisë të UT-së realizuan vizitë studimore në qytete të ndryshme të vendit tonë

Story i radhës

​Jesus në Arsenal? Përgjigjet Arteta

Të fundit nga