Stresi reagon ashpër ndaj mesazheve për menaxherin e tij: Është i martuar, respektoni familjen

December 26, 2024
1 minut lexim

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka ndarë së fundmi një moment të pazakontë në InstaStory, duke reaguar ndaj mesazheve të shumta që ai merr për menaxherin e tij, Ardian Prenaj.

Në një fotografi të Prenajt, Stresi ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë për të gjitha vajzat që i shkruajnë vazhdimisht për menaxherin e tij. Ai ka sqaruar publikisht se Ardiani është i martuar dhe ka një familje të shëndetshme, duke shprehur indinjatën e tij ndaj indiferencës që disa vajza tregojnë për këtë fakt.

“Goca më shkruani non stop për menaxherin tim! Ore është i martuar, gëzon familje të shëndetshme dhe përgjigja e tyre është s’ka problem! Ncncnc,” ka shkruar reperi në InstaStory.

Duket se fituesi i Big Brother VIP Kosova 1 është revoltuar tej mase me qasjen e disa ndjekëseve, të cilat duket se relativizojnë rëndësinë e martesës dhe familjes.

Reagimi i Stresit ka ngjallur diskutime në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë mbështetur qëndrimin e tij për të mbrojtur vlerat familjare dhe për të promovuar respektin ndaj lidhjeve martesore.

Kjo nuk është hera e parë që Stresi përdor platformat e tij për të ngritur çështje sociale apo për të sqaruar situata personale. Megjithatë, ky rast tregon edhe një herë lidhjen e tij të fortë me vlerat e familjes dhe përgjegjësinë për të mbështetur njerëzit e afërt.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​20 mace të egra ngordhin nga gripi i shpendëve në Uashington

Të fundit nga

​Zbulohet varianti i ri i Mpox në Belgjikë

Një variant i ri i lisë së majmunit Mpox u zbulua në një pacient në rajonin Wallonia të Belgjikës. Sipas Institutit Shëndetësor “Sciensano”, ky është rasti i parë i një varianti të
ShkoLartë