kica xhelili qeveria po pengon reformen per byrone sepse 676c7baddb6a1

Kica-Xhelili: Qeveria po pengon reformën për Byronë, sepse…

December 25, 2024
1 minut lexim

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e Byrosë duke theksuar se ky akt nuk është rrëzuar tërësisht, por vetëm janë analizuar disa segmente që lidhen me proporcionalitetin dhe retroaktivitetin.

Sipas saj, Byroja mund të bëhej funksionale nëse do të rregulloheshin këto elemente.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk e ka rrëzuar tërësisht Byronë, i ka analizuar disa segmente të kundërligjshëm që kanë të bëjnë pak më propocionalitetin dhe retroaktivitetin. Dhe në këto elemente në qoftë se do të sanohej Byroja do të bëhej. Problemi është që ne nuk e kemi një qeveri që e ka seriozisht as Byronë as Vettingun. Këta ankohen që Gjykata Kushtetues merr kohë shumë të gjatë të marrë vendime, a në rastin e KPK-së, diku tetë muaj ka marrë gjykata me kthy, e 15 muaj iu kanë dashur qeverisë me i analizuar gjetjet e Kushtetueses”, ka deklaruar Kica-Xhelili.

Ajo gjithashtu ka potencuar se Qeveria nuk ka vazhduar rrugën e reformave, duke e bërë të qartë se “Partia në pushtet nuk ka dëshirë t’i përfundojë këto reforma, sepse ideja e reformës është kapja dhe reforma”.

Sipas saj, kur reforma po pengohet nga Gjykata Kushtetuese, ajo për qeverinë bëhet e parëndësishme.

“Partia në pushtet nuk ka vazhduar tutje sepse nuk dëshiron që t’i përfundojë këto reforma, sepse ideja e reformës është kapja dhe reforma, sepse kur kjo po i pamundësohet nga Kushtetuesja reforma për të po bëhet e parëndësishëm”, ka deklaruar ajo.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

deri 25 vjec te gjate mbi 175 cm te mos jene anetar partie disa nga kushtet e konkursit per police 676c6d449e9bb
Story i mëparshëm

Deri 25 vjeç, të gjatë mbi 175 cm, të mos jenë anëtar partie, disa nga kushtet e konkursit për policë

ndalese per kamione ne akset rrugore tetove kodra e diellit strazhe mavrove dhe nga fshati uzem deri ne piken kufitare deve bair 676c7e8084fb8
Story i radhës

Ndalesë për kamionë në akset rrugore Tetovë – Kodra e Diellit, Strazhë, Mavrovë dhe nga fshati Uzem deri në pikën kufitare Deve Bair

Të fundit nga

Ai do të japë dëshmi?

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dha një mbrojtje të pasionuar për veten dhe sulmoi kundërshtarët e tij të martën, por të hënën e ardhshme ai do të dalë në gjykatë. Ai do
ShkoLartë