ndalese per kamione ne akset rrugore tetove kodra e diellit strazhe mavrove dhe nga fshati uzem deri ne piken kufitare deve bair 676c7e8084fb8

Ndalesë për kamionë në akset rrugore Tetovë – Kodra e Diellit, Strazhë, Mavrovë dhe nga fshati Uzem deri në pikën kufitare Deve Bair

December 25, 2024
1 minut lexim

Ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda ka në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, në qafën malore Strazhë, Mavrovë dhe nga fshati Uzem deri në pikën kufitare Deve Bair, njoftoi sonte NP Rrugët e Maqedonisë.

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa, me vende me mbetje borëe nëpër rrugë.

Në fuqi është detyrimi ligjor për posedim të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit.

LAMM në raportin e pasdites njoftoi se në vendkalimet kufitare nga pala maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Rekomandohet lëvizja me shpejtësi të përshtatshme, respektim i sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe ngasje e kujdesshme e automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, përreth lumenjve dhe nëpër gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kica xhelili qeveria po pengon reformen per byrone sepse 676c7baddb6a1
Story i mëparshëm

Kica-Xhelili: Qeveria po pengon reformën për Byronë, sepse…

ylli i interit benjamin pavard po shijon pushimet ne gjakove 676c7f7216478
Story i radhës

Ylli i Interit Benjamin Pavard po shijon pushimet në Gjakovë

Të fundit nga

Mot më i butë parashikohet për fundjavë

Mot i butë po parashihet për ditët e fundjavës. Të shtunën do të ketë më shumë kthjellime e diell, megjithëse ultësirave mëngjeseve shfaqen kushte për mjegull, që deri nga mesdita pritet të
ShkoLartë