Strakosha do t’i thotë lamtumirë skuadrës bardhekaltër

Lazio është shumë aktiv në kërkim të një portieri.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”, portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha do t’i thotë lamtumirë skuadrës bardhekaltër në fundin e këtij sezoni me drejtuesit që kanë hedhur vështrimin përtej për të kërkuar një element tjetër të vlefshëm për t’i besuar portën.

Kandidati numër një është Marko Karneseki, në pronësi të Atalantës, i cili vjen nga një kampionat i shkëlqyer duke kulmuar me ngjitjen në Serinë A të skuadrës ku është i huazuar, Kremoneze.

Portieri 27-vjeçar kuqezi është në skadencë kontrate më 30 qershor dhe aktualisht gjatë këtij sezoni është aktivizuar në total me Lacion në Serinë A në 21 ndeshje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

8 shenja që tregojnë se ata po flasin pas shpine për ty

Story i radhës

Stadiumi i ri me 12.000 mijë ulëse, flet Sejdini

Të fundit nga